LDK-ja konfirmon takimin me U.D Presidenten Albulena Haxhiun për caktimin e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të mbajë të enjten, më 30 prill, një takim konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.


Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e ka konfirmuar për Insajderin këtë takim me U.D Presidenten Albulena Haxhiu.

Ai bëri të ditur se LDK-ja do të përfaqësohet nga Jehona Lushaku, e cila në legjislaturën e fundit ka qenë shefe e grupit parlamentar të kësaj partie.


“Po, nesër në ora 15:00 në Kuvend, nga LDK merr pjesë znj. Jehona Lushaku”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit