LDK-ja ka humbur një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas vazhdimit të numërimit të kutive të votimit.
Ulësen e humbur të LDK-së, e ka fituar PDK-ja.
Deputeti i fundit – aktualisht – i PDK-së është Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”.
Haxhiu ka marrë 20,794 vota, mjaftueshëm për t’u bërë deputet, nëse PDK-ja e ruan ulësen e marrë nga LDK-ja.











