spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

LDK-ja bëhet me dy deputetë të rinj, Muhaxheri e Ahmeti heqin dorë nga posti

Edhe pse nuk i kanë arritur votat e mjaftueshme për të qenë në 20-shën e parë, Arben Gashi e Paris Guri do të jenë përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti tashmë edhe zyrtarisht kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.

Në mbledhjen e KQZ-së kur edhe pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, është bërë e ditur se Muhaxheri e Ahmeti nuk kanë hequr dorë nga pozita e tyre si kryetarë komunash.

Në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Muhaxheri do të zëvendësohet nga Arben Gashi, ndërsa Paris Guri do ta zëvendësojë Imeri Ahmetin.

Përpos Muhaxherit e Ahmetit nga mandati i deputetit ka hequr dorë edhe Bedri Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit