spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

LDK emëron dy koordinatorë në Vushtrri pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit

Pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë caktuar dy koordinatorë të rinj për drejtimin e përkohshëm të degës.

Sipas raportimeve, Adnan Lahu dhe Fisnik Basholli janë autorizuar të bashkëmenaxhojnë Degën e LDK-së në Vushtrri deri në mbajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Me këtë autorizim, të dy koordinatorët marrin përsipër:

Organizimin dhe menaxhimin e përditshëm të degës,Koordinimin e strukturave partiake,Menaxhimin e aseteve dhe rrjeteve sociale të degës,Si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve statutare të parapara për organet drejtuese. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet aktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për Degën e LDK-së në Vushtrri, proces i cili pritet të përcaktohet me vendim të veçantë nga nivelet qendrore të partisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit