LDK e PDK s’shkojnë në seancë, Kusari kërkon votën e deputetëve: Nëse s’e miratojmë Planin e Rritjes deri në dhjetor, humbim rreth 88 milionë euro

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se VV ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime për mbajtjen e seancës së parë të ditës së nesërme, ku pritet të diskutohen nëntë pika të rëndësishme të rendit të ditës.


Sipas saj, pesë nga pikat janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nëse nuk miratohen, rrezikojnë të shtyjnë ose bllokojnë financime që kapin vlerën mbi 1 miliard euro, përfshirë 290 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian. Ajo paralajmëroi se afati për miratimin e Planit të Rritjes së BE-së është dhjetori 2025 dhe se bllokimi mund t’i kushtojë Kosovës humbjen e rreth 88 milionë eurove.

“Afati për miratimin e Planit të Rritjes nga Bashkimi Evropian është dhjetori 2025. Nëse kjo marrëveshje nuk miratohet deri në dhjetor, rrezikojmë të humbim 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, pra rreth 88 milionë euro”, ka deklaruar ajo.


Kusari-Lila paralajmëroi se për realizimin e agjendës është i domosdoshëm formimi i katër komisioneve të përhershme të Kuvendit, të cilat, siç tha ajo, mund të konstituohen pavarësisht raportit pozitë–opozitë.

Kusari po ashtu hedhi “topin” në anën e opozitës për çështjen e 700 punonjësve të RTK’së.

“Nesër e kemi mundësinë të lehtësojmë edhe barrën e 700 punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët presin zgjidhje nga ne.Zgjidhja është në Kuvend edhe për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut”, tha ndër të tjera Kusari.


Megjithatë, PDK dhe LDK kanë bërë të ditur se s’marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme nga ora 11:00 ku pritet të shqyrtohen këto pika.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit