LDK dënon presionet ndaj delegatëve në Prishtinë: Do të ketë masa disiplinore dhe hetim nga Prokuroria

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë, pas publikimit të një audioincizimi ku pretendohet se zyrtari komunal Gentrit Syla dhe shefi i asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, Egzon Pacolli, i kanë premtuar punësimin e gruas një delegati në këmbim të votës së tij për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.


Përmes një deklarate për media, LDK-ja e ka cilësuar këtë sjellje si të papranueshme, në kundërshtim të plotë me ligjin, Statutin e partisë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar ajo.

“LDK është ndërtuar mbi lirinë e mendimit, votës dhe bindjes. Askush, e aq më pak ata që bartin role institucionale, nuk kanë të drejtë ta zëvendësojë vullnetin e lirë të delegatëve me frikësim, presion apo shantazh,” thuhet në reagim.

Partia rikujtoi se liria e mendimit, e votës dhe e bindjes janë shtyllat e saj kryesore, prandaj askush, veçanërisht bartësit e funksioneve institucionale, nuk ka të drejtë të zëvendësojë vullnetin e lirë me frikësim apo presion.

Si rrjedhojë, organet kompetente të LDK-së do të iniciojnë menjëherë procedurat statutare dhe disiplinore ndaj të gjithë anëtarëve të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite që mbajnë.

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë, e në veçanti Prokurorisë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rastin.


“Njëkohësisht, ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale”.

LDK-ja theksoi se nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e vendimmarrjes apo dinjitetin e njerëzve të saj.


“LDK nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e vendimmarrjes, integritetin e proceseve tona demokratike dhe dinjitetin e njerëzve tanë. Demokracia nuk mbrohet me presion. Ajo mbrohet me votë të lirë“, thuhet në reagimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit