spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Lavrov kërcënon NATO dhe BE nga salla e OKB-së: Nëse ngatërroheni me Rusinë, do të…

Në një fjalim sfidues para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka kërcënuar hapur NATO-n dhe BE.

Ai hodhi poshtë akuzat se Moska po planifikon të sulmojë vendet e NATO-s apo të Bashkimit Europian. Lavrov theksoi se Rusia nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë qëllime të tilla, por shtoi me ton të ashpër: “Por çdo agresion ndaj vendit tim do të marrë një përgjigje të vendosur. Le të mos ketë asnjë dyshim për këtë në NATO dhe BE”.

Pas këtij paralajmërimi, Lavrov u ndal edhe tek konflikti në Ukrainë, ku përsëriti se Rusia mbetet e hapur për negociata. “Siç ka thënë shpesh Presidenti Vladimir Putin, Rusia është dhe mbetet e gatshme për bisedime mbi eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit. Siguria jonë dhe të drejtat e rusëve dhe rusishtfolësve në territoret nën kontrollin e Kievit duhet të garantohen plotësisht. Vetëm mbi këtë bazë mund të diskutojmë garanci sigurie edhe për Ukrainën”, deklaroi ai.

Në pjesën e parë të fjalës, Lavrov u përqendrua tek Lindja e Mesme. Ai dënoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit, por shtoi se “nuk ka asnjë justifikim për masakrat brutale ndaj palestinezëve” që pasuan. Më tej, ai kritikoi planet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe i quajti të vonuara përpjekjet e disa shteteve për të njohur Palestinën në momentin e votimeve në OKB.

Shefi i diplomacisë ruse foli gjithashtu për Iranin, duke e cilësuar “të paligjshme” përpjekjen e vendeve perëndimore për të rikthyer sanksionet ndaj Teheranit.

Fjalimi i Lavrov konfirmon strategjinë e Moskës për ta përdorur foltoren e OKB-së si skenë ku kritikon Perëndimin, ofron “gatishmëri për dialog” në Ukrainë, por njëkohësisht nuk heq dorë nga kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj NATO-s dhe BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit