spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg. 

Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje. 

Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë. 

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve. 

Kështu ajo ia doli që përmes repesazhit të sigurojë medaljen e bronztë në garën që po zhvillohet në Austri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit