spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Latifi godet partitë opozitare: Kurti i tërhoqi zvarrë gjatë gjithë vitit, deri sa pa momentin e volitshëm për goditjen fatale

Analisti politik, Blerim Latifi i ka vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme që nxorën Vetëvendosjen fituese, duke thënë se Kryeministri Albin Kurti shfrytëzoi gabimet e opozitës dhe priti momentin e volitshëm për t’u dhënë “goditjen fatale”.


“Kurti i tërhoqi zvarrë gjatë gjithë vitit, deri sa pa momentin e volitshëm për t’u dhënë goditjen fatale”, deklaron Latifi, duke analizuar strategjinë politike të udhëheqësit të VV-së.

Sipas tij, opozita ka dështuar të nxjerrë mësime nga parime elementare të politikës dhe historisë, duke mos arritur të bashkojë forcat përballë një pushteti të fortë. Përjashtim nga kjo qasje, thekson Latifi, përbën vetëm Ramush Haradinaj.

Latifi kritikon ashpër drejtuesit e partive opozitare, të cilët i cilëson politikisht të papjekur. Ai shprehet se ata u fokusuan për muaj të tërë në mosvotimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, gjë që, sipas tij, i dha Kurtit hapësirë për ta paraqitur opozitën si bllokuese të institucioneve, ndonëse bëhej fjalë për një të drejtë kushtetuese që i takonte partisë fituese.

“Politikisht të papjekur, ata u kapën iracionalisht pas mosvotimit të kandidatit të VV për kryetar të Kuvendit, duke u fokusuar mbi këtë çështje për muaj të tërë dhe duke i dhënë Kurtit hapësirë për ta akuzuar opozitën për bllokim të institucioneve – për një të drejtë kushtetuese që i takonte partisë së tij”, shkruan Latifi.

Ai thekson gjithashtu se betejat e ashpra politike nuk mund të fitohen me liderë që pozitat i kanë siguruar rastësisht ose si dhuratë, duke nënvizuar nevojën për lidership më të qëndrueshëm dhe strategjik në opozitë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit