spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Largohet trupi i pajetë i 26 vjeçares që ra nga kati i 7-të në lagjen ”Lakrishtë” në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ”Lakrishtë” në Prishtinë, pasi një 26-vjeçare ka rënë nga kati i 7-të.

Në vendin e ngjarjes ishin policia dhe mjekësia ligjore ku edhe konstatuan vdekjen e viktimës.

Pas procedurave, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar policia e Kosovës, ku thanë se janë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe se kanë nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit