Sipas rezultateve preliminare të publikuara për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 50,08% të votave, duke grumbulluar 408,542 vota.
Ndërsa LDK është partia që ka pësuar rënie.
Pas kësaj ka reaguar Xhafer Tahiri duke kërkuar ndryshime në parti.
“LDK po humb sepse është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli. Kjo humbje nuk është rastësi por është pasojë e vendimeve të gabuara Baza ka punuar, aktivistët kanë sakrifikuar, por zëri i tyre është injoruar. Kjo nuk është LDK-ja në të cilën jemi rritur. LDK nuk është pronë e askujt. Ajo duhet t’u kthehet anëtarëve, popullit, garës dhe guximit për të ndryshuar. Kush humb duhet të mbajë përgjegjësi. Unë jam në anën e atyre që kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe rikthim të dinjitetit të LDK-së”, tha ai.
Pak më parë edhe Arben Gashi ka reaguar duke kërkuar përgjegjësi.








