Lajmërohet Bajqinovci: Gabimi im është njerëzor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas raportimeve për një lapsus të madh të tijin.

Bajqinovci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar gabimin e tij njerëzor, teksa ka kritikuar mediat pse s’kanë raportuar për të gjeturat e Zyrës së Auditimit për Komunën e Prishtinës.

“Disa Pseduogazetarë qenkan marrë sot me gabimin tim, që është njerëzor, ndërkohë asnjë fjalë për superskandalin e Përparim Ramës. Natyrisht, aty ku hanë nuk mund edhe të shajnë“, ka thënë deputeti i LVV’së.

Bajqinovci e ka marrë shumë seriozisht kuptimin e figurshëm të fjalës “vdekje”, ku i ka shprehur ngushëllime familjes Govori teksa ka shpërndarë një storie me titullin “Vdes për shahirët, 83-vjeçari që shkriu pasurinë për kasetofonët e shiritat e vjetër”.

“Ngushëllime familjes Govori nga Prishtina”, ka shkruar Bajqinovci.

Më pas, Bajqinovci e ka larguar këtë postim, duke e shpërndarë vetëm linkun e kësaj storie.

Me Bajqinovcin kanë filluar talljet në ‘Facebook’, ku disa kanë përkujtuar edhe numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit