“Lajm i pavërtetë, panikë e orëve të fundit” – Reagon Ferit Idrizi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë, që me sa duket ka të bëjë me ekipin qeverisës.

“LAJM I PAVËRTETË! Panika e orëve të fundit që ka përfshirë koalicionin Meholli–Tahiri i ka shtyrë këta të fundit të shpërndajnë një lajm të rremë, të shoqëruar me një dizajn amatoresk – si në pamje, ashtu edhe në përmbajtje”, ka shkruar Idrizi.

Ai ka thënë se qytetarët do të informohen për ekipin e tij qeverisës vetëm pas zgjedhjeve, duke u shprehur i bindur në fitoren e PDK-së.

“Për emrat e ekipit tim qeverisës, do të informoheni nga e hëna e tutje, pas fitores sonë të madhe nesër. Unë jam në këtë garë me mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, me të cilët kam ndërtuar koalicionin më të fortë – koalicionin me qytetarin”, ka deklaruar ai.

“Ftoj qytetarët të mos ndikohen nga këto propaganda të shëmtuara që janë pasqyra më e mirë e këtij koalicioni që do të marrë mesazhin më të mirë nga qytetarët nesër”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit