Lajm i mirë/ Gjendet 13-vjeçarja nga Kosova e zhdukur në Gjermani

Dje është raportuar dje se Arta Hajzeraj, 13 vjeçare nga Kosova ishte zhdukur në Gjermani.

Bëhet e ditur se 13-vjeçarja është gjetur shëndosh e mirë.

Këtë e ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.

Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj“

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit