Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshë të re Enes Ajeti

Gjilani është goditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshë të re Enes Ajeti, një qytetar i njohur dhe i respektuar nga bashkëqytetarët.

Ajeti kishte shërbyer për shumë vite në institucionet bankare të qytetit, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe një imazh të ndritur si punëtor i dalluar dhe i përkushtuar.

Ai njihej si një djalë i edukuar, me vlera të larta familjare dhe shok i dashur për rrethin e tij.

Familjarët, miqtë dhe kolegët e përshkruajnë të ndjerin si një njeri të jashtëzakonshëm, kujtimi i të cilit do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e tyre.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i Enes Ajetit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit