spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Lahi Brahimaj: Xhelal Sveçla ka qëndruar vetëm një ditë ushtar dhe ka gjuajtur uniformën

Lahi Brahimaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për situatën në veri dhe për përpjekjet e Policisë së Kosovës, duke komentuar edhe figurat publike dhe mungesën e tyre në luftë.


“Prej ditës të parë është KFOR-i amerikan përgjegjës për kufirin, nuk ka asnjë ndryshim. Unë kam qenë në veri kur kam qenë në mandatin 2012-2013 në çdo lagje të veriut edhe sot isha te Kulla e Isa Boletinit, atëherë ka pas sot ka simbole serbe, ka pas ndonjë pengesë aty ktu po çdo herë Policia e Kosovës ka qenë kujdestare dhe e ka kryer punën me përpikmëri dhe është e rëndë me iu hup atë mund, atë djersë atynve djemëve atynve vajzave që shërbejnë në veri polic të Kosovës që ka djem të ri qika të reja edhe janë vra në veri polic tonë që përulem para gjakit të tyre edhe në e kaluar por edhe tani. Neve po na fajësojnë se nuk ka kaluar buxheti i Kosovës por jo mbani mend bash ata polic që u përballen me bandat serbe kriminale në rastin Banjska po ata polic me ardh me protestu në oborrin e Qeverisë për mëditjet e tyre që iu takojnë nga kjo qeveri, ata polic që edhe kryeministri edhe Xhelal Sveçla krenohen me punën e tyre që e çliruan veriun I detyruann me ardh me protestu para Qeverisë me ardh me të shit mend Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi që e çliruan veriun është e rëndë.”

Brahimaj komentoi më tej figurat publike:


“Xhelal Sveçla ka nejt një ditë ushtar e ka gjuajtur uniformën, Elbert Krasniqi është ministër mirë boll tash aj mundet me shit mend që e ka cliru kosovën, kur Xhelal Sveçla e ka gjuajtur uniformën. Xhelal Sveçla nuk po them në atë formën klasike e ka gjuajtur uniformën në baltë por ka ikur nga lufta nuk e ka përballuar është njerëzore edhe mu tut nuk ka asgjë të keqe. Xhelal Sveçla nuk ka qëndruar në luftë fillim e mbarim, sikurse Albin Kurti nuk ka qëndruar në luftë nga dita e parë, unë kam qenë kur ka ardh bashkë me Adem Demaçin në malet e Berishës, Albin Kurti në asnjë rrethanë nuk ka pranuar me qenë pjesë e luftës. Adem Demaçi e ka propozuar që të jetë sekretar i zyrës, por me kohën ka jap dorëheqje edhe nga ajo detyrë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit