Lahi Brahimaj vlerësohet me mirënjohje nga Shoqata Çame për Kosovën

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, me numër 90 në listën zgjedhore, Lahi Brahimaj, ka marrë pjesë në një ndejë vëllazërore me bashkëluftëtarë, shokë dhe miq, me ftesë të Isuf Kuqit, Dr. Besnik Mehanit dhe Rame Himajt.

Në këtë takim të ngrohtë dhe domethënës ishin të pranishëm edhe kryetari i Partisë Çame PDIU, Shpëtim Idrizi, si dhe bashkëluftëtari, gjenerali Rifat Sylejmani.

Gjatë aktivitetit, Brahimaj u vlerësua me mirënjohje nga Shoqata Çame për Kosovën, një vlerësim që ai e cilësoi si nder dhe respekt të veçantë për kontributin dhe angazhimin e tij ndër vite.

Ky takim u vlerësua si një moment i rëndësishëm i bashkimit, respektit dhe kujtesës së përbashkët ndërmjet bashkëluftëtarëve dhe miqve, duke forcuar lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit