Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka premtuar rritje të zhvillimit ekonomik me qeverisjen e Koalicionit për Kosovën Fituese.
Brahimaj ka zhvilluar takime me qytetarët në Gjakovë prej nga ka marrë mbështetje për ta vazhduar rrugëtimin e tij drejt Kuvendit të Kosovën.
Ai ka thënë se kjo mbështetje është konfirmim se është në rrugën e duhur.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës. Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës. Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror. 1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese 1️⃣ Ramush Haradinaj 9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj.






