Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka realizuar sot një vizitë simbolike në Tërpez të Malishevës, në familjen e dajëve të Nënës Azë, dëshmore e kombit dhe figurë emblematike e sakrificës së heshtur dhe qëndresës shqiptare ndër breza.
“Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi.
Sot ishim te dajtë e nënës Aze, në truallin e shenjtë ku ka lindur. Një familje e persekutuar gjatë regjimit shovinist, e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës dhe e vendosur në Tërpez të Malishevës. Familje me histori luftërash, sakrifice dhe qëndrese.
U pritëm me zemër të hapur e mikpritje tradicionale: unë me djalin Altinin, bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi”.








