Lahi Brahimaj: Në janar nis projekti ku do të shenjohet me gur të veçantë, vendrënia e secilit Dëshmor të Kombit, në të gjitha fushëbetejat

Kandiadati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, sot ka takuar drejtorin Imer Hakaj në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, ku kanë diskutuar për për mirëmbajtjen e komplekse memoriale të UÇK-së në mbarë vendin, e po ashtu për Kompleksin Memorial të dëshmorëve të brigadave 132 dhe 135 Myrtë e Agim Zeneli, shkruan GazetaKosova.net

Brahimaj përmes një postimi në Facebook, ka noftuar se në janar do të nis edhe një projekt i ri ku do të shenjohet me gur të veçantë, vendrënia e secilit Dëshmor të Kombit, në të gjitha fushëbetejat.

Postimi i plotë:

Monumentet tona janë më shumë se gurë e mermer – ato janë kujtesa e gjallë e sakrificës sublime për liri.

Në një takim me drejtorin Imer Hakaj në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, diskutuam për mirëmbajtjen e komplekse memoriale të UÇK-së në mbarë vendin, e po ashtu për Kompleksin Memorial të dëshmorëve të brigadave 132 dhe 135 Myrtë e Agim Zeneli.

Gjithashtu diskutuam për projektin që nis në janar, ku do të shenjohet me gur të veçantë, vendrënia e secilit Dëshmor të Kombit, në të gjitha fushëbetejat. Përkushtimi ynë ndaj këtyre vendeve të shenjta është detyrë, besatim i përjetshëm ndaj atyre që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit