Gjenerali Lahi Brahimaj ka marrë pjesë në varrimin e luftëtarit Asllan Smajli.
Asllani ishte djali i luftëtarit Avdi Smajli dhe vëllai i heroit Luan Smajlit.
Brahimaj e ka vlerësuar si shembull të trimërisë Asllanin.
Postimi i plot:
Me pikëllim të thellë përcollëm sot në banesën e fundit luftëtarin Asllan Smajlin, bir i familjes së shquar të luftëtarëve. Djali i luftëtarit Avdi Smajli dhe vëllai i heroit të kombit Luan Smajlit, Asllani ishte shembull i trimërisë që në moshë të re.
Heroizmi dhe sakrifica për atdhe janë virtyte që trashëgohen nga brezi në brez, duke u bërë themeli i lirisë sonë.
Lamtumirë, bashkëluftëtar e bashkëvendas, Asllan Avdi Smajli.









