Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 90, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Dushkajës në fshatin Bec, një ndër bastionet më të fuqishme të AAK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Brahimaj theksoi se mbështetja për Aleancën po rritet çdo ditë e më shumë, duke e cilësuar energjinë dhe përkrahjen e qytetarëve si sinjal të qartë të fitores.
“Krah, si gjithmonë!” – ka shkruar Brahimaj, duke përmbyllur mesazhin me mbështetje për kandidatët e Aleancës, 129 dhe 90.
Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore, ku AAK po vazhdon kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët në të gjitha zonat e vendit.








