spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Lahi Brahimaj: Malisheva shtëpia ime e dytë, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit të Kosovës Fituese, Lahi Brahimaj, i cili bart numrin 90 në listën zgjedhore, ka shkruar për tubimin madhështor në Malishevë.

Brahimaj kujton se Malisheva dikur ishte shtëpia e dytë, gjatë kohës sa shërbente si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së Atdheut”, tha Brahimaj.

“Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, shtoi ndër të tjera ai.

Koalicioni AAK-Nisma bart numrin 137 në fletëvotim, kurse kandidati për deputet Brahimaj ka numrin 90.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit