Lahi Brahimaj e kujton heroinën Mervete Maksutaj: Para se të shkruante historinë me gjakun e saj, qëndroi në familjen tonë

Gjenerali i UÇK-së dhe kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj e ka kujtuar heroinën e Kosovës, Mervete Maksutaj.

“Secila epokë ka personazhe që bëhen pishtarë të lirisë, që ndriçojnë rrugën për brezat. Veprat e tyre tejkalojnë kohën dhe bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare. Sot përkujtojmë heroinën Mervete Maksutaj, vajzë fisnike nga Oroberda e Istogut”, ka shkruar Brahimaj.

Ai ka kujtuar kur në pranverën e hershme në Shqiponjë, ajo ndau ditët e saj me familjen e tij, duke krijuar kujtime të paharrueshme me Anitën e vogël dhe nënë Azën, para se të shkruante me gjakun e saj, faqen e lavdishme në Spitalin e Pejës.

“Trimëria dhe dashuria e saj për Atdheun do të mbeten përjetësisht në zemrat tona, si dëshmi e pathyeshme e frymës së lirisë që jeton në çdo brez të kombit tonë”, ka shkruar Brahimaj në fund. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit