Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka publikuar një video ku shihet rruga e mbuluar me borë.
Në shkrimin e tij në Facebook, gjenerali shkruan se sot më 11 janar, ministrin Liburn Aliu dhe vartësin e tij, Hysen Durmishin bora i paska zënë në befasi.
Brahimaj thotë se shumica e rrugëve në Kosovë janë të papastruara nga bora.
Postimi i plotë:
Është data 11 janar, piku i dimrit. Por ministrin Aliu dhe vartësin e tij Durmishi bora i paska zënë në befasi në mes të dimrit.
Shumica e rrugëve në Kosovë janë thuajse të papastruara nga bora dhe kjo situatë po vazhdon të jetë e njëjë edhe kur po i afrohemi mesditës.
Si duket Durmishi është i zënë me fushatë dhe ka harruar që bora është normale dhe e zakonshme të bie në janar.
Lahi Brahimaj






