Labinot Rexha u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo pas një zarfi të zi që erdhi në shtëpinë e famshme, e që më pas vendosi publiku për fatin e tij.
Pas largimit, ai hodhi akuza të shumta ndaj produksionit, duke shprehur pakënaqësi e madje duke thënë se iu bë edhe padrejtësi.
Labi nuk ka qenë i pranishën në “Big Talk” për të sqaruar të gjitha, e për këtë Xheneta Fetahu ia dërgoi një mesazh.
I njëjti nuk ka lënë pa reaguar me një mesazh drejtuar asaj në rrjete sociale.
Më poshtë postimi i plotë:
“Xheneta, si je? A je mirë?
Mos të ka humb dashnia dikund?
Se informacione paske pas boll, e po i ndaje me të gjithë me kode e me nënkuptime
Ndonjëherë më duket që disa gjëra i paske ditur para kohe.
Madje edhe për finalen, sikur e kishe parashikuar herët.
Por hajt se krejt kjo mbetet lojë.
Kam një punë për ty seriozisht:a vjen me punu me mu me m’i majt datat e dasmave në mend?
Se unë po i harroj nga koncertet e angazhimet
Pa inate, me sportivitet.
Në fund të fundit, loja është lojë, jeta vazhdon.Labi”.










