spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Labi: Të burgosurit tanë kudo që janë, në Hagë dhe në Kumanovë, ishalla Zoti i liron sa më shpejt

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka nisur komunikimin e tij publik me një mesazh lutjeje dhe solidariteti, duke iu drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen në natën e sotme (e hënë).

“Mirëmbrëma Dini, mirëmbrëma të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ata që nuk kanë, Zoti ishalla u jep, ata që kanë, Zoti i ruajt”, u shpreh Rexha në fillim të fjalës së tij.

Më tej, ai theksoi edhe njëherë mbështetjen për të burgosurit shqiptarë, duke bërë thirrje për lirimin e tyre sa më të shpejtë.

Foto: Instagram

“Të burgosurit tanë kudo që janë, në Hagë dhe në Kumanovë, ishalla Zoti i liron sa më shpejt”, shtoi tutje.

Mesazhi i Rexhës është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, duke e cilësuar si një thirrje që prek ndjenjat kombëtare, ndonëse po bëhet për vëmendje në një format të tillë.

Labi në të shumtën e rasteve i bën me qëllim këto thirrje duke marrë parasysh se edhe komentohen jashtë.

Loja e tij po merr kritika të shumta nga opinionistët, por edhe nga publiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit