spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Labi largohet disa orë nga shtëpia- banorët ngrehin dyshime

Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pasi për disa orë u përfol se Labinoti kishte lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.

Largimi i tij u justifikua me arsyen se gjyshja e tij ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ky informacion iu përcoll banorëve nga Benita, e cila i mblodhi të gjithë dhe ua bëri të ditur se Labi kishte dalë nga shtëpia, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim.

Megjithatë, pas disa orësh pasigurie, situata mori një kthesë të papritur. Labinoti u rikthye sërish në shtëpi, duke zbuluar se largimi i tij nuk ishte real, por pjesë e një skeme që u keqinterpretua nga banorët.

Rikthimi i tij ngjalli komente të shumta, me disa prej banorëve që e konsideruan gjithë episodin si një veprim të dobët apo një lojë të panevojshme nga ana e Labit.

Situata mbetet ende temë diskutimi brenda shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tension në lojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit