spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kylie Jenner shfaqet mahnitëse me sytjena sateni gjatë pushimeve luksoze në Toskanë

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me disa pamje mahnitëse nga pushimet luksoze që po kalon në Toskanë, Itali.

Ylli i realitetit dhe sipërmarrësja e njohur u shfaq me një veshje tejet elegante dhe provokuese, duke vënë në pah figurën e saj të përkryer.

E veshur me një palë pantallona të bardha dhe një sytjena sateni që theksonte linjat e saj, Kylie u fotografua duke shijuar rrezet e diellit mes natyrës piktoreske toskane.

Image

Kylie Jenner

Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ku ajo u shfaq natyrale, me flokë të lëshuar dhe një grim minimal, duke sjellë një frymë verore dhe klasike njëkohësisht.

Komentet nga fansat nuk munguan, me shumë prej tyre që e përgëzuan për stilin dhe sharmin e saj të pandryshueshëm. Pushimet në Itali vijnë në një periudhë kur Kylie po i përkushtohet edhe më shumë jetës personale dhe projekteve të saj të reja në industrinë e bukurisë dhe modës.

Image

Kylie Jenner

Toskana, e njohur për peizazhet romantike dhe vilat luksoze, duket se ka qenë vendi ideal për Jenner për të rigjetur qetësinë dhe për të ndarë me ndjekësit disa çaste relaksi e elegance.

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit