Një debat i ashpër ka shpërthyer në rrjetet sociale mes Arlind Imeri dhe Nexhat Behluli, pas një serie postimesh dhe reagimesh publike që kanë ngjallur reagime të shumta në opinion.
Arlind Imeri ka reaguar ndaj INTER NEWS KOSOVA dhe Faik Ispahiut, duke pretenduar për ndikime politike dhe financiare nga jashtë, si dhe duke përdorur gjuhë shumë të ashpër ndaj Nexhat Behlulit duke e quajtur atë “ZOGU I SHKINËS”
“Deri tash, media e vetme e cila ka marrë mjete prej Serbisë është Internews Kosova e pijanices Faik Ispahiju.
Ai që han mut e flet, ka qenë mirë me çu deri në fund, me i qit emrat kush janë ata që po marrkan para prej Serbisë, përveç Internews-it të Faikit, dostit të Aleksandër Vuçiqit.
Për atë zogun e shkines tjetër, Nexhat Behlulin, nuk duhen shumë fjalë. Është një zog shkine, i cili idoll të tij e ka Sheshelin. Pra mundeni me imagjinu kush është ai.”
Nga ana tjetër, Nexhat Behluli ka reaguar duke thënë se postimet e tij lidhen me qëndrimet e tij personale për çështje kombëtare dhe mediatike, duke mohuar çdo njohje personale me personat që e kanë kritikuar dhe duke e cilësuar situatën si keqinterpretim dhe sulm publik ndaj tij, dhe duke perdorur një gjuhë banale për disa gazetar
” Këta që po i shihni në foto jan që sot ma kan marë n’gojë pas postimit tem që e bëra dje në lidhje me çantat me pare që shkojnë prej Serbisë për mediat dhe gazetarët në Kosovë.
Asnjërin nuk e njoh personalisht, kurrë nuk jam taku me ta, as nuk më njohin kush jam.Këta 3 sot ma kishin vlerësu kombtarizmin.
Të treve ua hulumtova kur kan lindën dhe nga sa vite moshë kan, erdha në përfundim se kur unë jam marë me veprimtari për çlirimin e Kosovës me gjith potencialin tem fizik dhe materjal, përvshirë qytekin prej shkive,burgun dhe lufta, këta të tret kishin qenë në bolet e baballarëve tyne, këta tash mua ma vlersojnë sa jam shqiptar, ama skan faj,fajët i kam vet unë, por tash është vonë,koha nuk kthehet mbrapa, ka ikur !.
Debati është përshkallëzuar edhe më shumë pas publikimit të disa fotografive dhe komenteve që janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga palët, duke ndarë opinionin publik në rrjete sociale, Imeri reagon prap duke thënë:
” Ky zogu i shkines, dosti i Sheshelit, Nexhat Behluli paska hanger pak mut.
Shiqo, zog shkine, ti krejt veprimtarinë tënde e ke tregu vet, në momentin kur ke tregu që je dosti i Sheshelit.
Për me i thanë dikujt “a ka mundësi me bo një foto me ty”, sigurisht që duhet ta vlerësosh që ai të cilit po i thua është personalitet i rëndësishëm dhe të bën nder foto me të.
Ashtu e ke vlerësuar ti kriminelin e luftës, Sheshelin.
Kjo tregon shumë për ty, tregon se sa llaskuc e sa krijesë e poshtër je.
I lutesh për foto një krimineli që ende nga duart e tij pikon gjaku!”
Në qendër të kësaj përplasjeje mbetet diskutimi mbi rolin e mediave, akuzat për ndikime të huaja dhe gjuha e përdorur në debatet publike, e cila shpesh po shihet si tejkalim i kufijve të komunikimit civil.












