Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar pas humbjes në zgjedhje.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë fushatës, duke theksuar se rezultati nuk ishte ai për të cilin shpresonte.
“Ky nuk ishte rezultati për të cilin kemi shpresuar”, ka thënë Ismaili përmes një video-mesazhi.
“Ju faleminderit të gjithëve nga zemra për dashurinë, besimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj gjatë kësaj fushate! Ju keni qenë frymëzimi im më i madh! Shihemi në Prishtinë”, shkroi ai.
Uran Ismaili është renditur në vendin e tretë, me një përqindje prej 27,77% apo 28 mijë e 588 vota.









