spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë

Gazeta ka mësuar identitetin e zyrtarit policor, vetura e të cilit u përfshi nga flakët në Pejë.

Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin, bëhet fjalë për zyrtarin policor Endrit Hajdari, ndërsa rasti po trajtohet si incident i dyshimtë dhe me rrethana ende të paqarta.

Burimet theksojnë se ekziston dyshimi që kjo nuk është hera e parë që vetura e tij digjet, çka e bën ngjarjen edhe më serioze dhe me fokus të shtuar nga organet e rendit.

Menjëherë pas incidentit janë arrestuar disa persona që kanë kaluar në atë zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me rastin, pasi sipas informacioneve fillestare duart e tyre kundërmonin benzine.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa priten detaje të reja nga Policia dhe Prokuroria lidhur me shkakun e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit