spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Ky është zyrtari policor që dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në Prizren, ku një këmbësor është goditur nga një veturë dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit të parë, viktima është një mashkull rreth 80 vjeçar, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë – Prizren, Shaqir Bytyqi.

I dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ishte jashtë detyrës zyrtare dhe lëvizte me veturë private.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Isë Gashin.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore.”, tha Bytyqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit