spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Ky është zyrtari policor i arrestuar për ryshfet në kufi – përfundon në ndalim 48 orë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot zyrtarin policor Artan Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, kur dyshohet se Krasniqi, për përfitim financiar, i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij shtetasi paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në vend.

Burimet bëjnë me dije se pas pranimit të informatave të para, hetuesit e IPK-së, me autorizim dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë zhvilluar veprime të shpejta hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e zyrtarit policor.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj Artan Krasniqit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


Në kuadër të të njëjtit rast, është arrestuar edhe qytetari i përfshirë, shtetas i Republikës së Serbisë, ndaj të cilit është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa edhe atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga organet e drejtësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit