spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Ky është Xheladin Pozhegu, i arrestuar dhe ndaluar pasi dy punëtorë vdiqën në vendin e punës në Gjakovë

Për ngjarjen tragjike që u shënua mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën pasi ranë nga një objekt në ndërtim, janë ndaluar dy persona për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Gazeta raportoi paraditen e sotme se dy punëtorët e ndjerë, Hazir Jakupaj rreth 48-vjeçar dhe Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar, kanë rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash gjatë punimeve në një objekt në rrugën “Bardhyl Qaushi – Yllka Domi” në Gjakovë. Ata janë dërguar në emergjencë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë dhe Policisë bënë me dije se për këtë incident janë arrestuar dy persona të dyshuar për neglizhencë dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Të arrestuarit janë: Albert Margegaj rreth 49-vjeçar dhe Xheladin Pozhegu rreth 46-vjeçar.

Prokuroria theksoi se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit