Ky është viktima e aksidentit tragjik në Pejë – humbi jetën pasi Audi A8 u përplas në shtyllë betoni

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi vetura që po drejtonte doli nga rruga dhe u përplas në një shtyllë elektrike.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Ilir Spahijaj rreth 35-vjeçar, i cili po qarkullonte me veturën e tij tip Audi A8 në drejtim të qytetit të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:15, në rrugën “Konferenca e Bujanit”, ku dyshohet se shkak i tragjedisë ishte mos­përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin dhe përfundoi jashtë rrugës, ku u përplas me një shtyllë elektrike betoni, të cilën e shkëputi plotësisht.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjekët konstatuan se kishte mbërritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe po hetohet nga njësitë e trafikut rajonal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit