spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Ky është teksti për Dimal Bashën që gazetarja e RTK-së nuk pranoi të lexoj dhe e larguan nga puna

Gazetarja Edina Avdiu ka njoftuar se kontrata e saj me Radio Televizionin e Kosovës i është ndërprerë në muajin e pestë të shtatzënisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar vendimi nuk lidhet me performancën e saj, pasi ajo kishte marrë vlerësime pozitive gjatë tre viteve të angazhimit në redaksinë e lajmeve, por siç pohon është rezultat i presionit politik dhe ndërhyrjes së ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit, Blerim Haxhiaj.

Gazetarja ka deklaruar se ndaj saj ishin nisur procedura disiplinore nga i njëjti ushtrues detyre, por që ajo i fitoi përmes Komisionit Ad Hoc të RTK-së, i cili shfuqizoi vendimin e marrë më parë.

Avdiu thotë tutje se pas këtij procesi, presioni dhe ndërhyrjet e brendshme vazhduan, ku largimin e saj e lidh me refuzimin për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur në zyret e partisë në pushtet në ditën kur Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar disa muaj më parë, të cilin thotë se refuzoi ta lexoi.

Tutje ajo pohon se mos leximi i këtij teksti, është një prej arsyeve pse iu ndërpre kontrata e punës nga televizioni publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit