Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur më 27 shkurt 2026 rreth orës 10:09 në oborrin e kompleksit “Kosova B” në Obiliq, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion.
Siç bëhet e ditur, kamioni drejtohej nga Sadri Shala, ndërsa viktimë ishte Migjen Sadiku
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë lëvizjes mbrapa të kamionit, pa kujdesin e duhur, me ç’rast këmbësori është goditur brenda hapësirës së kompleksit industrial.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë nga Obiliqi.
Ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.









