spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ky është Rifat Madani, 55-vjeçari i arrestuar në Gjakovë, dyshohet për 17 vjedhje të rënda në shtëpi të pabanuara (FOTO)

Gazeta ka raportuar dje për një person nga Shqipëria që ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimet se është përfshirë në një seri vjedhjesh të rënda në Gjakovë dhe rrethinë.

Siç njoftoi Policia, shtetasi shqiptar me inicialet R.M. është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës.

Bëhet fjalë për Rifat Madani, 55-vjeçar.

Hetimet kanë zbuluar se ai dyshohet për së paku 17 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në qytetin e Gjakovës dhe disa fshatra përreth.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar një çantë me mjete të forta që dyshohet se janë përdorur për hapjen e dyerve, dy telefona celularë, një thikë dhe disa sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprat penale.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërkohë që hetimet për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme dhe grumbullimin e provave shtesë janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit