Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit.
Gazeta Kosova merr vesh se i ndjeri është Xhevat Hasanmetaj.
Tutje gazeta merr vesh se i ndjeri ishte luftëtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se po ashtu një tjetër punëtor ka pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 14:05, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, deklaroi ai.









