Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në fabrikë në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten pasdite në një fabrikë në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Rasti e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i ndjeri ishte lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

Viktima është Milit Daka, rreth 50 vjeç, punëtor në fabrikën “NewBalkan” në këtë qytet.

“I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete”, tha Bytyqi.

Familjarë, të afërm dhe bashkëpunëtorë e kanë përkujtuar me dhimbje të ndjerin, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi për humbjen e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit