spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ky është punëtori nga Gjakova që humbi jetën në vendin e punës – dyshohet për atak kardiak

Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Gjakovë, ku një burrë 43-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, pak çaste pasi kishte përfunduar orarin e punës në një objekt ndërtimi.

Bëhet fjalë për Megzon Qukanin, i cili ishte punëtor në kompaninë “Muratori” dhe po qëndronte së bashku me pronarin e objektit, kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur.

Burimet brenda emergjencës bëjnë me dije se viktima është sjellë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve, është konstatuar i vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe forenzika, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dy dëshmitarët, pronari i kompanisë dhe pronari i shtëpisë ku po punohej janë marrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së papritur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit