spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ky është polici që u suspendua – ishte përfshirë edhe në një incident mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së më 2020

Gazeta ka siguruar ekskluzivisht emrin e zyrtarit policor ndaj të cilit është marrë masa e suspendimit me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

IPK, bazuar në autorizimet ligjore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari nga Stacioni Policor Qendra, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për policin Butrint Krasniqi.

Hetuesit e IPK-së kanë nisur veprimet hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës, ku dyshohet se është i përfshirë zyrtari policor.

“Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare, duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rasti është duke u trajtuar nga Inspektorati Policor, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

Por, kush është polici Butrint Krasniqi?

Më 27 nëntor të vitit 2020, kishte ndodhur një përleshje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë.

Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta.

Kandidati për kryetar i VV-së në atë komunë, Shpejtim Bulliqi, i pati thënë Sinjalit se ky incident ishte provokuar atëherë nga një zyrtar policor me emrin Butrint Krasniqi.

Madje ai pati thënë se ky zyrtar policor kishte marrë pushim nga puna për të qenë pjesë e fushatës së LDK-së.

Për rastin, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë kishte ndarë edhe pamjet.

Në ato pamje shihej edhe zyrtari policor Butrint Krasniqi, të cilin atë kohë VV e akuzonin se e provokoi incidentin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit