Ky është polici i arrestuar për dhunë në familje në Pejë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Peja, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se ai është: Esmir Hodziq, i cili ka vepruar në kufi, në kuadër të stacionit policor të Radavcit.

Sipas IPK-së, informacioni për këtë rast është pranuar mbrëmë, dhe menjëherë hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë ndërmarrë veprimet e para, duke intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit kanë konsultuar prokurorin kompetent, i cili ka caktuar masa ndalimi për 48 orë ndaj zyrtarit policor.

Njëkohësisht, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari është suspenduar nga detyra.

IPK njofton se hetimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë, me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast, duke përfshirë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit