Ky është personi që vdiq në Drenas si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një burrë të plagosur në fshatin Fushiticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QKMF-në e Komoranit, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja”, ka deklaruar Ahmeti.

Forcat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në bashkërendim me prokurorin e rastit, po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje.

Viktima me incialet R.SH. kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit