spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Ky është personi që vdiq në Burgun e Sigurisë së Lartë

Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë që nga viti 2024.

“Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit