spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Ky është personi që u plagos sot në Skenderaj

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sonte në Skenderaj.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, bëjnë të ditur burimet.

Gazeta merr vesh se dorasi është Q.SH dhe i plagosuri është B.SH.

Ndryshe policia ka kofirmuar rastin, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj ku një person u plagos.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore detaje ka dhënë zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

Fazliu deklaroi se gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit