Gazeta ka raportuar gjatë ditës se një person është gjetur pa shenja jete në parkun Karagaç të Pejës.
Derisa, mësohet se bëhet fjalë për Fahri Shalën, rreth 77 vjeçar, i cili me profesion kishte qenë profesor.
Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë
“Në parkun Karagaç të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda”.










