Ky është personi që dyshohet se u zhduk gjatë notit në Liqenin e Batllavës

Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Liqenin e Batllavës, pasi një shtetas i Arabisë Saudite dyshohet se është zhdukur gjatë kohës sa po notonte.

Personi që dyshohet se është zhdukur është Abdullah Aljohani, rreth 55 vjeç, shtetas i Arabisë Saudite.

Rasti është raportuar më 19 korrik, rreth orës 18:30, nga djali i tij, M. Aljohani (17), i cili ka deklaruar para Policisë se babain e kishte parë për herë të fundit rreth orës 17:30, derisa ishte duke notuar në Liqenin e Batllavës.

Që nga ai moment, familjarët nuk kanë arritur ta lokalizojnë dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.


Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika dhe njësitë policore përkatëse. Po ashtu janë njoftuar edhe ekipi i Emergjencës, zjarrfikësit dhe është kërkuar angazhimi i ekipit të zhytësve, me qëllim të kërkimit në ujërat e liqenit.

Operacioni i kërkimit ishte në zhvillim në momentin e raportimit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për fatin e 55-vjeçarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit