Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës , ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel.
Gazeta merr vesh ekskluzivisht se ai është: Nexhmi Krasniqi.
Por, kush është Nexhmi Krasniqi?
Gazeta ka raportuar disa here për profilin e Nexhmi Krasniqi, dhe rastet në të cilat është përfshirë ai.
Në rast, ai kishte marre pjesë në një dasmë ku ishte shtënë me armë, ku e kishte mohuar se ishte pjesë e ahengut.
Por, Gazeta kishte sjellë prova konkrete se Krasniqi ishte në dasmë se se kishte dështuar ra raportojë rastin në Polici.
Në një rast tjetër, si Drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi me vartësit dhe miqtë e tij, ishte parë i relaksuar në orar të punës me jagermeister e raki.
Derisa, në janar të këtij viti ai ishte suspenduar nga IPK, pasi kishte marrë pjesë në një tubim partiak.








